Eklipsi i diellit – (7 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Eklipsi i diellit po afron. Kjo dukuri e natyrës e ndodhur qindra herë, këtë herë pritet të shihet gati në të gjithë territorin e kontinentit europian dhe në Shqipëri më 11 Gusht. Sipas shkenctarëve tanë që merren me studimin e fenomeneve qiellore, bëhet e ditur se zakonisht eklipsi i diellit zgjat 10-12 minuta dhe shqiptarët nuk I pret asgjë e veçantë rreth këtij fenomeni.
Përsa i përket faktit se ky eklips mund të shkaktoj probleme në retinën e syrit studiuesit bëjnë të ditur se mbulimi i kurorës së diellit mund të krijoj një ndjesi të pakëndshme që më vonë mund të çojë deri në humbjen e dritës. Po ashtu shkenctarët tanë sqarojnë se eklipsi i 11 Gushtit do të jetë po aq i zakonshëm dhe pa pasoja se ai i mesit të viteve ’60.
Sipas qendrave të mëdha të studimeve astronomike të botës, eklipsi i 11 Gushtit nuk do të ketë pasoja të njëjta në të gjithë rruzullin tokësor. Më të prekura do të jenë disa pika të tokës në të cilën nuk përfshihet as Shqipëria as vendet fqinj me ne. Sipas të dhënave të deritanishme eklipsi pritet të shihet me sy të lirë vetëm në Shqipërinë e Veriut. Megjithatë astronomët këshillojnë se ditën e 11 Gushtit qytetarët të qëndrojnë në ambjente të mbyllura./tvklan.al