Shitësit e misrave në rrugë – (7 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Si të mos mjaftonte vapa, rrugëve të Tiranës u janë shtuar edhe zjarre në pika të ndryshme që pjekin veç misra. Në çdo cep rruge më parë tregtohej banana ndërsa tani shitësi e ka këmbyer me thasë misra. Pesë mijë lekë në ditë është fitimi i gati mbi 50 shitësave të tillë në kryeqytet nga mijra klientë të tyre. Kjo është ajo pjesë e misraxhinjve pjekës që nxjerrja e lekëe të bukës së përditshme varet vetëm nga dëshira e blerësve. Shitësit e misrave shprehen për Tv Klan se punojnë vetëm sa për tu ushqyer./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti