Lajme nga bota, Pakistan, Xhakarta, armët (12 Gusht 1999)


Lajme nga bota, Pakistan, Xhakarta, armët (12 Gusht 1999)

15:24 12/08/1999

Autoritetet pakistaneze dhe indiane kanë deklaruar se janë gati të mbrojnë kufijtë e tyre. Sot në Karaci është zhvilluar ceremonia e varrimit të ushtarakëve që vdiqën dje si pasojë e rrëzimit të një avioni të marinës luftarake pakistaneze. Kryeministri i Pakistanit ka deklaruar se rrëzimi i avionit nga indianët është një akt i shëmtuar.

Në Xhakarta një komision i përbashkët i nivelit të lartë i Kombeve të Bashkuara, Portugalisë dhe Indonezisë po diskutojnë në një takim për të ardhmen e provincës së Timurit Lindor. Një ndihmë po jep qendra Karter dhe ish Presidenti Xhimi Karter.

I dyshuari në Los Anxhelos për tragjedinë e djeshme i është dorëzuar agjenteve të FBI-së në Nevada. I vrari Jozef Ileto ishte punonjës i Qeverisë Federale. Në Afrikën e Jugut ka filluar një fushatë e gjërë kundër shitjes legale të armëve./tvklan.al






Të ngjashme