Arlinda Dudaj i përgjigjet Ermal Mamaqit: Ai i quan budallallëqe, por…
Ermal Mamaqi vetëm pak ditë më parë postoi një video, ku këshilloi qytetarët se si të përmirësojnë veten gjatë këtyre ditëve në karantinë.
Në një video, Mamaqi thoshte se nuk është momenti për të lexuar romane, apo për të parë opera, por që njerëzit të marrin manualin e përdorimit të jetës së tyre në dorë dhe të mësojnë si përdoret vetja për të shpëtuar nga kjo situatë.
Por botuesja Arlinda Dudaj nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjë. Në një koment në postimin e tij, ajo shkruan se do të mbahet mend si i vetmi opinionbërës që predikon mosleximin.
Pasditen e sotme, Dudaj ishte e ftuar në programin “ Rudina” në Tv Klan ku sqaroi midis të tjerave edhe situatën e krijuar dhe qëndrimin e saj.
Arlinda Dudaj: Thotë për librat romanet që s’kam asgjë kundër romaneve, në fakt i quan budallallëqe, ose i quan gjëra të pavlefshme që i lexojne pensionistët, a thua që kjo që i lexojnë pensionistët, ne nuk duhet ta lexojmë si vlerë, sepse nëse i lexojnë pensionistët për mua kjo është vlerë sepse ai është vërtet një brez shembull, për shumë gjëra, jo për gjithçka natyrisht. Duket qartë tek Ermali një lloj pasigurie që ka ndoshta personale, ose dëshirë për të ndihmuar të tjerët, por nuk është kjo mënyra. Ndaj unë vendosa, nuk e mendova që do bëhej kaq e madhe, por vendosa t’i shkruaj dy fjalë se thashë dikush duhet të reagojë këtu, pavarësisht se kishte shumë njerëz, pashë dhe lexova komente. Kishte shumë njerëz që nuk ishin dakord me këtë, madje ishin edhe të nevrikosur, madje edhe e sulmonin personalisht./tvklan.al