Kosova, përplasje mes UÇK dhe KFOR – (10 Gusht 1999)


Kosova, përplasje mes UÇK dhe KFOR – (10 Gusht 1999)

18:57 10/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ngjarja e Mitrovicës krijon çarjen e parë të madhe mes UÇK-së dhe KFOR. Nga njëra anë komandati i trupave shumkombëshe Majkëll Xhekson, ka deklaruar se UÇK nuk ka asnjë kontroll mbi ekstremistët. UÇK -ja madje ka qëlluar edhe mbi focat e paqeruajtë. Ndërkohë Kryeministri Thaçi deklaroi ndarja e qytetit të Mitrovicës është një shkelje e rëndë e marrveshjes së paqes. Trupat franceze janë mjaft arrogante dhe anti demokratike.

Burimet nga Krahina bëjnë të ditur se shqiptarët kanë filluar antifatën e tyre ndaj forcave franceze të KFOR-it të dislokuara në zonën e Mitrovicës. Qyteti është faktikisht i ndarë në dy pjesë prej urës famë keqe të Ibrit ku shqiptarët nuk janë lejuar që prej hyrjes së francezëve në Mitrovicë të shkojnë në shtëpitë e tyre në lagjen serbe të qytetit.

Sipas disa analistëve të huaj shqiptarët duhet të kryejnë pastrimin e tyre etnik për krijimin defakto të një Kosove të pastër pavarësisht se Thaçi është deklaruar për një bashkëjetesë mes serbëve të pa përlyer në gjak dhe viktimave të tyre shqiptare. Megjithatë sipas shefit të UÇK Thaçi, ndarja e Mitrovicës nga trupat franceze të KFOR, nuk është e parashikuar në asnjë dokument të firmosur për Kosovën, përfshi edhe marrëveshjen e Rambujesë./tvklan.al






Të ngjashme