Meta: Masat e qeverisë nuk ishin të ekzagjeruara
Sipas Presidenti Ilir Meta, masat e forta të marra nga qeveria për situatën ndaj koronavirusit nuk kanë qenë të ekzagjeruara.
Gjatë emisionit “Opinion” këtë të mërkurë, kreu i shtetit renditi si një arsye të fortë për të marrë ato rregulla afërsinë me Italinë.
“Nuk mendoj se ka qenë e ekzagjeruar për arsye sepse ne jemi fqinj të Italisë dhe vendi që kemi marrëdhëniet më të ngushta në planin njerëzor, në kuptimin e fluturimeve, transportit. Mos harrojmë që Italia ishte një nga viktimat kryesore të kësaj pandemie dhe ne e kemi përjetuar këtë shumë. Mjafton të kuptojmë ndërprerjen e linjave të transportit për të kuptuar që këto kufizime kanë qenë domosdoshmëri për kohën ku janë marrë”, tha Meta.
Sa i përket lehtësimit të masat Meta tha se “Tashmë është momenti për të parë se si do të dalim hap pas hapi drejt normalitetit pa cënuar masat e sigurisë të menaxhimit të pandemisë”.
Për shturjen e gjendjes së emergjencës Meta tha se mund të ishte bërë me një afat 30-ditor, megjithatë pret që të njihet me argumentet e qeverisë për të dhënë një qëndrim zyrtar./tvklan.al