Vrasja në Vlorë nga banda e Çoles (13 Gusht 1999)
U zhvillua sot në fshatin Bestrovë të Vlorës ceremonia e varrimit të tre vëllezërve Gërduqi të vrarë mbrëme. Sipas burimeve nga Vlora mësohet se situata ka qënë e tensionuar. Ndërkohë që Policia lokale ka punuar intensivisht për zbulimin e autorëve të masakrës.
Vënia e gjobave ose hakmarrja janë dy pistat mbi të cilat është ngritur hetimi i çeshtjes. Dy vëllezërit Gjikë dhe Kastriot Gërduqi të ekzekutuar me plumba pas koke kanë qënë pjesëtar të bandës së Çoles. Gjika u lirua së bashku me Zanin në fund të Marsit nga Gjykata e Faktit të Tiranës i cili u dënua me kohën e paraburgimit, ndërsa Kastriot Gërduqi ishte liruar me kusht të mos kryente më krime. Tani banda e Zanit nga dje ka dhe dy pjesëtarë me pak.
Mallkimi që po ndjek njerëzit e Çaushit duket se ka nisur rreth dy muaj më parë pas mnjë përleshje të përgjakshme në kompleksin turisitk “Vlora City” ku mbeti i vrarë Luçiano. Pas kësaj në Pyllin e Sodës në periferi të qytetit bregdetar, mbeti i vrarë vëllai i Zanit, Lefter Çaushi. Ndërsa dy javë më parë pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës u vra një tjetër anëtar i kësaj bande, Leonard Idrizi i njohur me pseudonimin durrsaku.
Ndërsa Gjykata Shqiptar vazhdon të lirojë kriminelët të fortët kanë filluar të vënë vetëdrejtësi por këtë herë në rrugë ku viktima janë bërë qytetarë të pafajshëm./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego