Bota, Amerikë, Koreja e Jugut, Pakistan – (11 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara ndodh një tragjedi e re. Në një shkollë hebraike një person ka hapur zjarr duke plagosur tre fëmijë nga të cilët njëri në gjendje shumë të rëndë. Burimet policore amerikane bëjnë të ditur se dyshojnë tek një 37-vjeçar. Besohet se ai është fshehur në një motel afër vendit të ngjarjes.
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut janë mjaft të shqetesuara pasi dyshojnë se Korea e Veriut ka kryer një shpërthim të ri bërthamor si ai i vitit të kaluar. Ndërsa autoritetet koreano-veriore bëjnë të ditur se dje është leshuar në orbiten e tokës një satelit i ri për të zëvendësuar të vjetrin. Mbi Korenë e Veriut rëndojnë sanksionet e vendosura nga OKB, ku një vit më parë ajo krijoi një shpërthim bërthamor.
Forcat e armatosura pakistaneze janë vënë në gadishmëri numër një që pas rrëzimit të një avioni të marinës së tyre nga forcat ushtarake indiane. Nga ky incident gjetën vdekjen 16 vetë përfshi dhe anëtarët e ekuipazhit. Ministri i Jashtëm i Pakistanit ka deklaruar, minimalisht nga India presim një notë zyrtare ku të na kërkohet falje. Incidenti i fundit i ka rritur mjaft tensionet mes dy vendeve./tvklan.al