Kosovë, dhe vizita e Klark në Prishtinë (13 Gusht 1999)
Komandanti i Përgjithshëm i NATO-s për Europën, gjenerali amerikan Uesli Klark sot do të shkojë në Prishtinë. Ai do të takohet me komandantin e trupave të KFOR-it gjeneralin britanik Majkëll Xhekson, me Shefin e Shtabit të UÇK-së Agim Çeku dhe liderin e LDK-së Ibrahim Rugova, Burime pranë tij nuk bëjnë të ditur nëse ai do të takohet me kryeministrin Thaçi. Ai do të diskutojë rreth incidenteve të fundit mes shqiptarëve dhe trupave paqeruajtëse ndërkombëtare. Ai vazhdon të kryesojë pjesën ushtarake të aleancës dhe për disa kohë deri në zëvëndësimin e tij zyrtar që do të kryhet muajin e ardhshëm.
Prishtina jeton në rrjedhën e zakonshme pavarësisht se situata është tensionuar ditët e fundit në qytete të tjera të Krahinës. Mbrëmjeve në rrugët e kryeqytetit shëtisin mijëra shqiptarë ndërsa rreth 2000 serbët e mbetur nuk dalin pothuajse në rrugë nga frika e hakmarrjeve prej tyre. Trupat e KFOR-it furnizojnë serbët me mjetet e jetesës së përditshme. Ndërsa serbët jetonë të ngujuar, nuk dihet se për sa kohë trupat paqeruajtëse do të vazhdojnë këtë mision të ri të tyre./tvklan.al