Umberto Ranieri, intervistë (14 Gusht 1999)
Pas takimit me Kryeministrin Majko, Zëvëndës Sekretari i Jashtëm Italian, Umberto Ranieri u shpreh për gazetarët se Italia synon të ruajë pozitën e saj në Shqipëri. Qeveria Italiane do të respektojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Qeverinë Shqiptare, shprehet Ranieri, në infrastrukturë, transporte duke stimuluar dhe ardhjen e investitorëve italianë për të hapur vende të reja pune. Ndihma italiane shtrihet dhe në fushtat e shëndetësisë, kulturës, mbështetjet për forcat e rendit dhe luftën ndaj trafiqeve ilegale.
Sot Zëvëndës Kryeministri Italian Miniti ka marrë garanci nga pala shqiptare për respektimin e të gjitha marrëveshjeve që janë nënshkruar në luftën ndaj trafikut të klandestinëve. Italia synon të garantojë një Kosovë të lirë dhe demokratike bazuar në vlerat e së shtetit të së drejtës.
I pyetur për mundësinë e mbajtjes së Referendumit për popullin e Kosovës, Ranieri u shpreh se do të realizohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara duke patur si pikënisje atë të nënshkruar me 10 Qershor në Organizatën e Kombeve të Bashkuara e cila parashikon si fillim autonominë e zgjeruar për Kosovën./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame