Konispoli, qyteza e lënë në harresë (15 Gusht 1999)


Konispoli, qyteza e lënë në harresë (15 Gusht 1999)

14:55 15/08/1999

Këtu jemi në pikën më jugore të Shqipërisë , Konispol. Konispoli, qyteza e njohur për bukuritë e saj natyrore sot vuan nga mjaft mangësi dhe probleme sociale. Në vizitën e tij në Konispol, Kryeministri Majko i premtoi këtij qyteti hapjen shumë shpejt të pikës kufitare të Qafë Botit. Por rruga e ngushtë dhe pothuaj e pakalueshme nga makinat dhe një qetësi shkretëtire ku sheh vetëm disa ushtarë, zor të bën të mendosh se këtu një ditë do të kalohet nga njëra anë e kufirit tek tjetra.

Qyteti i Konispolit pret zbatimin e projekteve të cilët nuk janë pak. Banka Botërore ka hapur një fond prej 120 mijë dollarë ku përfshihen ndërtim në qendrën e qytetit, asfaltimin e rrugëve. Një problem për banorët e këtij qyteti është ndërtimi dhe funksionimi i ujësjellësit për të cilin edhe pse janë dhënë fondet nisja e punës po shtyhet nga firma ndërtuese greke. Mbyllja brenda në sirtar dhe moszbatimi i këtyre projekteve e lënë qytetin e largët në harresë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme