Plagosja e dyshimtë me armë e 19-vjeçarit
Një 19-vjeçar në Kurbin ka mbetur i plagosur me armë brenda banesës së tij. Burimet policore thonë se i plagosuri është Hendrik Gjoka.
Sipas informacioneve, dyshohet që 19-vjeçari të jetë vetëplagosur.
I riu u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës nga familjarët e tij.
Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për mbledhjen e provave.
Ndërkohë që i riu po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës. /tvklan.al