Përmirësohen kushtet në spitalin e Laçit (18 Gusht 1999)
Ditët e fundit me ndihmën e një shume të akorduar nga Ministria jonë e Shëndetësisë dhe një shoqate humanitare italiane, spitali dhe materniteti i Laçit ka ndërruar pamje. Janë bërë instalime të reja elektrike, uji me anë të pompave tashmë është pa ndërprerje. 5 milionë lekë janë harxhuar për rikonstruksionin e maternitetit.
Një shoqatë romane i ka dhuruar maternitetit një eko gjinekologjike me vlerë 20 mijë dollarë. Ka filluar dhe rikonstruksioni i poliklinikës së qytetit ku do të harxhohen 14 milionë lekë. Përveç përmirësimit të higjenes do të pajiset me mjete moderne mjekësore. Drejtori i Shërbimit Publik i Rrethit thotë se me këto hapa synojmë të përmirësohet ndjeshëm shërbimi mjekësor për qytetarët kurbinas.
Gazetar: Eduart Frangaj