Kontrolli i Shtetit në Elbasan – (17 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Katër rrethe dhe shtatë bashki të prefekturës Elbasan, në sitën e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Vihen re shkelje, vendosen gjobat, denoncim për ndjekje penale. Në kontrollet e ushtruara në gjashtë mujorin, janë vënë re shkelje të disiplinës financiare për 18 persona, që u përkasin subjekteve të ndryshme me aktivitet shtetëror.
Departamenti Rajonal ka realizuar kontrollin në 42 objekte dhe struktura shtetërore dhe ka vendosur një total gjobash në shumën një million e pesqind e njëmbëdhjetë e një mijë lekë.
Kontrolli i Lartë i shtetit, Departament Rajonal, ka bërë edhe një denoncim për ndjekje penale me vlerën 2.6 milion lekë. Nën sitën e kontrollit kanë kaluar institucione të rëndësshme siç janë Sigurimet Shoqërore në të cilën janë vërtetuar shpërdorime të fondeve për paaftësi të përkohshme, për karburante, mos derdhje kontributesh etj.
Në doganën e Pogradecit është vënë re mos aplikim i drejt i tarifave për mallra industriale. Në doganën e Elbasanit janë vërtetuar mangësi në fondin e prokurimeve publike, nga ish-drejtorët e komanduar. Për tatim-taksën vihet re mangësi në mosarkëtimin e gjobave. Drejtori i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Elbasan thotë se puna është përqëndruar në bankë, nga ku kostatimet e para janë shkeljet që janë vënë re në dhënien dhe moskthimin në afat të kredive./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti