Bilanci për 24 orë në Itali: Ulet numri i viktimave
420 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Itali, një nga vendet për të prekura nga Covid-19.
Sipas shifrave të bëra publike në mediat lokale, numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 25 969.
Sa i përket shërimeve ka sërish lajme të mira. Gjatë orëve të fundit u regjistruan 2 922 persona që kanë kaluar sëmundjen. Numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 60 498.
Për sa i përket numrit total të të infektuarve, numri ka shkuar në 192 994 pasi sot u shtuan 3 021 të infektuar të tjerë.
Trend zbritje sipas mediave italiane ka edhe sa i përket personave që gjendje kritike për jetën. Sot janë 2 1 73 persona që kërkojnë shërbim më të specializuar, 94 më pak se një ditë më parë.
Një nga zonat më të prekura nga covid-19 në Itrali është Lombardia./tvklan.al