Më shumë të shëruar se të infektuar në RMV


Më shumë të shëruar se të infektuar në RMV

23:55 24/04/2020

Filipçe: Testet janë të miratuar nga OBSH-ja

Në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 26 raste të reja me COVID-19. Me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve në vendin tonë arrin në 1326. Shkon në 57 numri i viktimave pasi ka ndërruar jetë një 80-vjeçar që ka qenë i shtruar në spitalin e Shkupit. Njoftohet edhe për 36 pacientë që kanë fituar “betejën” me koronavirusin.

Inspektorët shëndetësor kanë zbuluar një sërë lëshimesh në organizimin e konferencës për media ku kishin marrë pjesë funksionarë qeveritarë dhe anëtarë të Shtabit të Krizës në Kumanovë, ku pas kësaj rezultoi pozitiv kreu i Kumanovës, ndërsa zyrtarët qeveritarë janë të vet-izoluar. Ministri Filipçe thotë se testet për Covid-19 nuk janë 100% të ndjeshme, por janë të sakta dhe të miratuara nga OBSH-ja.

“Pacienti mund të jetë negativ duke pasur parasysh që nuk dihet sa kohë më parë ka qenë bartës i virusit. Në rastin konkret e dimë se dallimi ndërmjet dy testeve ka qenë diku 17, 18 ditë, ndërsa me testin e tretë edhe 10 ditë shtesë janë periudhë e mjaftueshme që një pacient të jetë negativ.”

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut njoftuan se kanë arritur 12 respiratorët e parë dhe pajisje të tjera mbrojtëse, si pjesë e ndihmës së projektuar të BE-së për nevoja emergjente mjekësore që kap vlerën e 4 milionë eurove.

Klan Macedonia






Të ngjashme