Zëvendës Ministri i Transporteve – (20 Gusht 1999)


Zëvendës Ministri i Transporteve – (20 Gusht 1999)

21:10 20/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Zëvendës Ministri i Transporteve Pëllumb Vladi konferencë shtypi për akuzat që i janë bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Pëllumb Vladi, Zv/ministër i Transportit:- “Ardhja ime në këtë detyrë nuk u ka përlqyer shumë njerëzve, të cilët donin të vazhdonin të notonin në ujra të fjetura të kësaj ministrie dhe njerëz të korruptuar e të kompromentuar me kohë të cilët kanë lidhje me shumë punë të cilat kanë filluar dhe duhet të përundojnë. Aktualisht unë jam i ri në këtë detyrë dhe frika e zbulimit të tyre të cilat do të dalin shumë shpejt ata i tërbon. Drejtësia shumë shpejt do ta thotë fjalën e saj. Në fakt është e vërtet që para disa muajsh ose vitin e kaluar është bërë një kontroll këtu në ministrinë tonë nga KLSH, ku ka analizuar punën 5 vjeçare por të gjitha të metat dhe dobësitë që vërehen në atë kohë, janë të paraardhësve të mi dhe asnjë nga këto material këtu nuk qëndrojnë, sepsë privatizimet janë kryer nga ish-qeveritarët e asaj kohe. Vaporrët janë shitur në atë kohë dhe s’është shitur asnjë vapor në këtë kohë. Gjithashtu përsa u përketë shoqërive të përbashkëta, shteti ynë nuk i ka prishur, Pëllumb Vladi nuk ka përvetësuar asnjëgjë. Unë jam zbatues i ligjit dhe do të jem zbatues i ligjit deri në fund. Kjo i frikson këta njerëz që më akuzojnë mua, ky është një mashtrim, për të goditur jo Pëllumb Vladin por për të goditur Pandeli Majkon, për të goditur shtetin, për të goditur drejtësinë”.

Zv/kryetari i KLSH: “Është bërë një kontroll në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transporteve nga fillimi i vitit deri në muajin Qershor. Në përfundimin e kontrollit materialet janë bërë publike dhe është kërkuar të merret një masë disiplinore për zotin Vladi që ka qenë në atë kohë në një nga drejtoritë e ministrisë. Me kalimin e kohës është bërë një shkresë nga kryetari i KLSH drejtuar kryeministrit, ku thekson faktin që nga zoti Vladi janë kryer një sërë shkeljesh, si rezultat i kësaj ka mbetur pa arkëtuar një pjesë e kapitalit të ortakëve të huaj që kap një vlerë rreth 14 milion dollarë vlerë kapitali, në këto kushte duhet të kishte ndërhyrë dhe ti kishte prishë këto shoqëri. Ka dhe disa probleme të tjera në lidhje me privatizimin. Ka shkelje që janë vlerësuar nga ne që duhet të merret masa e largimit nga detyra”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme