Filmi “Ronin” në kinema Millenium – (20 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ronin pas Mumjes është i dyti film hollivudian që shfaqet për publikun kryeqytetas. Ai është prezantuar dje në mbrëmje në kinema Millenium së bashku me filmin e ri të Xhuvanëve “Funeral Biznes”. Ronin sipas legjendës japoneze, është një samuraj i mbetur pa zot, ndërsa në film kjo fabul është shfrytëzuar ku 5 ish-agjent të shërbimeve të ndryshme sekrete ngarkohen nga një i panjohur për të kryer një mision të vështirë, pothuajse të pamundur.
Në rolet kryesore luajn amerikani Robert De Niro dhe francezi Zhan Reno,ndërkohë që pë ish yllin e patinazhit artistik në akull gjemanen Katerina Vid kjo është eksperienca e parë kinematografike në Hollivud. Prej ditës së sotme Millenium ka hapur dyert për “Ronin”./tvklan.al