Operacioni “Ramica” vë në pranga një person


Operacioni “Ramica” vë në pranga një person

11:49 25/04/2020

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër posedimit të lëndëve narkotike, i koduar “Ramica”.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë në banesë, shtetasi S. G., banues në fshatin Ramicë, Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën dhe stallën e bagëtive të këtij shtetasi në fshatin Ramicë, u gjet një sasi lënde narkotike prej 16 kg e 200 gr. cannabis sativa, si dhe disa fara të të njëjtit lloj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /tvklan.al






Të ngjashme