Ermelinda Meksi në Korçë – (21 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Më shumë kujdes në disbursimin e fondeve. Kështu është shprehur Ministrja e Bashkëpunimit Ekonomik Ermelinda Meksi në një takim me pushtetarët lokal në Korçë. Meksi u shpreh se nëse fondet e investimeve nuk realizohen me efikasitet dhe në kohë ato do të transferohen në një object tjetër. Ajo ka kërkuar paraqitjen e projekteve të qytetit të Korçës për thithjen e investimeve për vitin 2000-2001.
Korça gjatë këtij viti ka thithur 375 milion lekë nga shteti dhe 800 milion nga donatorët e huaj. Objektet ku po punohet janë të shumta, por ka raste ku fondet shpërdorohen si ndërtimi i rrugës Bilisht – Miras.
Ndërkohë drejtuesit lokal të Korçës kanë kërkuar furnizimin me energji elektrike me anë të një linje të dytë, vënien në punë të kombinatit të sheqerit, kullimin e fushës së Maliqit, etj. Ministrja Meksi ka premtuar se nëse këto projekte do të hartohen shpejt nga specialistët do të futen në planifikimin e investimeve për vitin 2000./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego