Mbështetje për shitësit e librave
“Amazon” ofron mundësinë e tregtimit falas
Kompania më e madhe e shitjeve online në botë, Amazon, shpëton libraritë e pavarura të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, të cilat rrezikonin të mbylleshin për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kështu, individë nga London Review Bookshop, ofruan ndihmë për ata që punojnë ose kanë punuar në industrinë e librit.
Nga kjo shumë, 84 mijë dollarë janë dhuruar nga donacionet publike, 37 mijë dollarë nga Shoqata e Librashitësve dhe 62 mijë dollarë nga botuesi Penguin Random House. Ishte vetë shefi ekzekutiv i Bamirësisë së Tregtisë së Librit, ai që konfirmoi lajmin në një intervistë të dhënë për CNN.
Megjithëse Amazon mori përsipër të bënte shpërndarjen e librave, kjo gjë është kritikuar mjaft nga publiku, e megjithatë Hicks e mirëpriti këtë dhurim. Për këtë arsye Amazon u desh të dalë në një deklaratë për të sqaruar donacionin e dhuruar.
“Ne mund të konfirmojmë se kemi bërë një donacion në fondin e ndihmës të Bamirësisë së Tregtisë së Librit për librari të pavarur,” tha një nga zëdhënësit e kompanisë më të madhe të shitjeve online në botë.
Ne mund të konfirmojmë se kemi bërë një donacion në fondin e ndihmës të Bamirësisë së Tregtisë së Librit për librari të pavarur,” tha një nga zëdhënësit e kompanisë më të madhe të shitjeve online në botë.
Klan Plus