Frika e banorëve nga vjedhjet e shtëpive (19 Gusht 1999)


Frika e banorëve nga vjedhjet e shtëpive (19 Gusht 1999)

10:32 19/08/1999

Ju shkoni me pushime por hajtudët jo”. Kjo shprehje më shumë se kushdo tjetër këto ditë po shqiptohet nga policët të cilëve u bie në dorë pothuaj çdo ditë denoncime për vjedhje shtëpie. Ditëët e nxehta të Gushtit dhe periudha e pushimeve është momenti kulminant i punës për hajdutët. Sipas drejtuesve të Policisë së Tiranës çdo ditë ka të paktën një denoncim për thyerje të banesës me forcë dhe vjedhje të materialeve shtëpiake.

Qytetarët pak para se të nisen për pushime mundohen të sigurojnë shtëpitë duke ju frikësuar hajdutëve. Më të sigurt ndjehen ato që kanë dyert e jashtme të blinduara të cilat deri tani hajdutët inxhinierë nuk i kanë gjetur sistem shpërthyes dhe ata të tjerët që dritaret i kanë siguruar me hekura. Megjithatë këto masa mbrojtëse nuk kanë ndikuar aspak në uljen e optimizmit tek hajdutët të cilët po shtojnë çdo ditë e më shumë aktivitetin e tyre./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme