Aksidenti tek Ura e Lanës (24 Gusht 1999)


Aksidenti tek Ura e Lanës (24 Gusht 1999)

12:05 24/08/1999

Përsëri aksident në Urën e madhe të Lanës në bulevardin qëndror të Tiranës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15.30 në Urën e Madhe të Lanës në Bulevardin e Tiranës, ku një qytetar është plagosur rëndë ndërsa drejtuesi i mjetit e braktisi atë pas ngjarjes dhe është shpallur person në kërkim nga Policia.

Ka qënë një autoveturë Volsvagen Gold me një shpejtësi të madhe ajo që ka aksidentuar qytetarin pak metra më tutje nga aksident i ndodhur disa ditë më parë. Burime policore nga vendngjarja bëjnë të ditur se makia e aksidentit ishte e vjedhur pasi targa e automjetit i korespondonte një automjeti tjetër.

I aksidentuari ka arritur të thotë emrin e tij Agim menjëherë pas përplasjes. Ai është i shtruar aktualisht në Spitalin Ushtarak. Brenda pesë ditëve ky është aksidenti i dytë i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave. Megjithëse së fundmi bulevardi është vijëzuar, vendosur tabelat treguese dhe me funksion të mirë të semaforëve, ndodhin përsëri aksidente me pasoja të rënda./tvklan.al






Të ngjashme