Axhenda e Kryeministrit Simitis në Tiranë (24 Gusht 1999)
Marrëdhëniet politike midis qeverisë së pasokut grek dhe partive kryesore shqiptare ka qënë impenjimi kryesor i kryeministrit Simitis, në pjesën e dytë të axhendës së vizitës së tij në Shqipëri. I pari që ka hyrë në rezidencën greke në Tiranë ishte ish presidenti Berisha dhe pas tyre kanë zhvilluar takime social demokratët të kryesuar nga Gjinushi, përfaqësues të partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe kryetari i saj Vasil Melo si dhe lideri republikan Sabri Godo.
Ka munguar në këto takime Partia Socialiste pas justifikimit grek se kemi takuar sot qeveritarët që njëkohësisht përfaqësojnë këtë parti, duket se Simitis ka shfaqur shmangies së preferencës së partisë së tij mes Nanos dhe Majkos.
Më pas kryeministri Simitis ka takuar drejtues të orgnaizatës Somonia dhe kryepeshkopin Anastas. Takime me ushtarët e kompanisë greke të instaluar në Yzberisht të Tiranës, ka përfunduar vizitën e Kryeministrit Simitis në Shqipëri./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego