Ilir Meta takim me patriotin shqiptar (24 Gusht 1999)
Kontributi në favor të çeshtjes shqiptare dhe asaj kosovare të diasporës në Amerikë, sjell në një takim të veçantë veprimtarin e diasporës Andon Syku dhe zëvëndëskryeminsitrin Meta. Syku i emigruar politikisht jashtë atdheut që në vitet ’50 njihet si një ndër patriotët shqiptarë në favor të pavarësisë të Kosovës. Zëvëndëskryeministri Meta ka vlerësuar angazhimin e diasporës si të një rëndësie të veçantë duke i quajtur Shtet e Bashkuara të Amerikës si aleatë të rëndësishëm për zhvillimin në Shqipëri.
Duhen vendosur lidhje sa më të mira tha Meta për tu bashkuar të gjithë si një ide të përbashkët. Qeveria jonë është e interesuar të japë dorë mes linjave shqiptaro-amerikane. Ndërsa Syku theksoi se mbi inatet politike duhet të mbizotërojë dashuria për të rimëkëmbur këtë vend. Duke vazhduar kontributin për Shqipërinë dhe Kosovën Syri siguroi zëvëndëskryeministrin për financimin për rrugën Durrës-Prishtinë se shumë shqiptarë do të kontribuojnë për këtë autostradë kombëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti