Privatizimi i kompanisë celulare AMC (24 Gusht 1999)


Privatizimi i kompanisë celulare AMC (24 Gusht 1999)

14:21 24/08/1999

Një pjesë e popullsisë do të shkojë drejt celularëve pasi tarifa e tyre do të jetë mjaft konkururese ndaj shërbimit telefonik. 15 shtatori është caktuar si data e fundit nga fondacioni njohës i çdo kompanie për privatizimin e AMC-së. Për të hequr dyshimet dhe për të qartësuar gjithçka mbi trasnparencën e procesit të privatizimit të AMC-së, një shoqëri unikale që përbën një monopol të saj , drejtori i Drejtorisë së Privatizimit dhe Drejtori i AMC-së kanë treguar mënyrat kur fillon kuadri ligjor për fillimin e procesit të privatizimit.

Më 20 Gusht fillon ky proces dhe me 20 Shtator është ftesa e hapur për tender. Nga 20 Shtatori deri me 30 Tetor i jepet një periudhë investitorëve për situatën e gjendjes reale dhe në Dhjetor lidhet dhe kontrata me konkurentin ku do të jetë dhe data e fundit që shteti e transporton tek privati. Një ndër kriteret që do të plotësojnë është nj % e caktuar për investimet, numrin e të punësuarve dhe shtrirja e tij.

Procesi i privatizimit dhe liberalizimit do të ndodhë në të njëjtën kohë kur do të fillojë të jetojë mbi të dhe një konkurencë e dytë. Për tu dhënë licensa e dyte procedura është tenderi i hapur ndërkombëtar. I licensuari duhet të sigurojë mbulimin me rrjet telefonik deri në katër faza në gjithë vendin dhe veçanërisht një telefon publik dhe ta vedosë me pagesë në çdo komunë. Ky operator i dytë do të sjellë ulje tarifash për çdo abonent si dhe përmirësimin e cilësisë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme