Thellohet bilanci i të vdekurve nga tërmeti në Turqi (25 Gusht 1999)


Thellohet bilanci i të vdekurve nga tërmeti në Turqi (25 Gusht 1999)

15:20 25/08/1999

Rëndohet nga dita në ditë situata në Turqi. Tërmeti i 17 Gushtit duket se ka lënë pasoja që do duhen kohë për tu riparuar. Skuadrat e shpëtimit me gjithë shpresën e pakët e të mbijetuarve në gërmadha dhe sot ka vazhduar punën për nxjerrjen e katër fëmijëve nga rrënojat e një pallati. Bilancer njërëzore variojnë rreth shifrës 18 mijë të vdekur e cila u dha mbrëmë, sot është publikuar lajmi zyrtar i qeverisë turke se të vdekur janë mbi 12 mijë persona.

Por mes shifrave që variojnë mbetet bilanci njerëzor ku rreth 200 mijë turq janë pa shtëpi dhe rreth 30 mijë të tjerë janë nën gërmadha. Situata është rënduar nga shiu që ka nisur të bjerë në zonat e prekura nga tërmeti. Qeveria turke vazhdon të mbetet në qendër të ciklonit të vërejtjeve të cilat vijnë nga të gjitha anët, si nga populli i thjeshtë ashtu dhe nga politika. Por viktimat më të prekura nga tërmeti janë këto mijëra njerëz të cilët veç vuajtjes për humbjen e të afërmëve nuk dinë se çdo të bëhet me ta nesër./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme