Task forca e Tiranës (25 Gusht 1999)
Shteti shqiptar ka nisur të tregojë forcën gjatë gjithë atyre që abuzojnë dhe vjedhin energjinë elektrike. Sot grupi task forcë i prefekturës së Tiranës gjatë kontrolluit dhe evidetimit të disa objekteve para disa ditëve abuzuese veproi për ndërprerjen e energjisë elektrike në qytetin e Kavajës, qytet i cili vjedh 35% të energjisë së shitur.
Në fokusin e sotëm të task forcës kryeqytetase ishte ajo e firmave private të cilët kishin ndërhyrë tek kontaktorët dhe regjistruesve të tjerë si dhe nuk kishin shlyer në afatin ligjor gjobat e vëna. Veprime të cilat hasen dhe me rezistencën e banorëve dhe aktiviteteve private të cilët akuzonin filialin elektik të qytetit si shkaktari real i gjobës së majme.
Vetëm sot u ndërprenë linjat elektrike të disa firmave private të prodhimeve ushqimore si dhe e një pike karburanti në qytetin e Kavajës. Pas një konsulte të bërë në drejtorinë e filialit u vendos që pas subjekteve të prodhimeve private task forcë e Tirnës të ndërhyjë dhe tek familjarët./tvklan.al