Takimi Prokurori-Polici dhe goditja e krimit të organizuar ( 25 Gusht 1999)


Takimi Prokurori-Polici dhe goditja e krimit të organizuar ( 25 Gusht 1999)

15:51 25/08/1999

Luftë e përbashkët Polici-Prokurori kundër krimit të organizuar. Ka qënë ky përfundimi i dalë nga dy digasterët dhe në prani të ministrit të Rendit Publik Spartak Poçi dhe Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi. Nuk është korrupsioni ai që pengon luftën ndaj korrupsionit dhe mafies po janë trafiqet klandestine që e pengojnë atë. Krimi gjithnjë do të tentojë të korruptojë organet tona. Rëndimi i trafiqeve dhe kontrabanda do të shmangin korrupsionin deklaroi Kryeprokurori Rakipi.

Në këtë takim merrnin pjesë drejtorët e dy digasterëve si dhe drejtorë policie e prefekturash të rretheve. Sipas burimeve brenda takimit mësohet se ai u orientua në gjetjen e mekanizmave të përbashkëta në goditjen e krimit të organizuar.

Sipas kreut të Rendit Poçi nuk mohohet fakti i ekzistencës së korrupsionit tek të dyja hallkat Polici -Prokurori që ka sjellë dhe dekurajimin e opinionit publik. Sipas tij do të bëhet çdo gjë e mundur për të bërë efikas bashkëpunimin. Ndërsa sipas Prokurorit të Përgjithshëm Rakipi, përmirësimet ligjore, urdheresat ndihmëse dhe takimet e vazhdueshme do ti garantojnë një sukses në goditjet e krimit të organizuar dhe mafias./tvklan.al






Të ngjashme