Ministria e Bujqësisë dhe investitorët e huaj (25 Gusht 1999)


Ministria e Bujqësisë dhe investitorët e huaj (25 Gusht 1999)

16:04 25/08/1999

Dështon përvoja e krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta mes investitorëve të huaj në fushën e bujqësisë dhe ushqimit. Ky konkluzion është publikuar sot nga zëvëndësministri Selim Dedej sipas të cilit në 26 ndërmarrje të përbashkëta që figuronin në ’97 rezultojnë me humbje. Disa nga këta investitorë tha Dedej nuk janë seriozë, nuk kanë investuar kuotat e vendosura në kontratë dhe nuk janë regjistruar në regjistrin tregtar duke i braktisur ndërmarrjet katër vitet e fundit.

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar ambasadat e shteteve përkatëse duke ftuar këta investitorë në likujdimin e ndërmarrjeve të tyre. Pasi nuk i janë përgjigjur kësaj ftese, Ministria e Bujqësisë ka futur në proces privatizimi pasurinë e mbetur.

Një rast konkret është ai i katër ortakëve italianë në Kavajë të cilëve pasi u janë dhënë 4 hektarë tokë bujqësore nën përgjegjësinë ligjore të njërit prej tyre ky i fundit ka falimentuar. Ndërkohë ortakët e tjerë që vazhdojnë punën kërkojnë që Minisitia e Bujqësisë të mos njohë këta pronarë. Sipas Dedej kjo mund të bëhet vetëm pasi të jetë shfuqizuar vendimi i Gjykatës së Tiranës që investitori i falimentuar të mos njihet si investitori i pronës./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme