Arrestimet e doganierëve në Morinë – (23 Gusht 1999)


Arrestimet e doganierëve në Morinë – (23 Gusht 1999)

20:21 23/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vazhdojnë arrestimet në Kukës për ata që punuan me doganierët e korruptuar. Sipas policisë Kuksiane dje në darkë është arrestuar një 32-vjeçar banor i Kukësit. Arsyeja e arrestimit ndaj Josif Domit sipas uniformave blu të Kukësit është se ai u ka dhënë bakshish punonjësve të doganës së Morinës, për tju shmangur detyrimeve doganore, për kalimin e mauneve të tij me mallra të ardhura nga Kosova.

Ndërkohë që katër doganierët kanë katër ditë të arrestuar në komisariatin e Kukësit. Arrestimet e atyre që i kompromentuan ata vazhdojnë ende. Ndërsa drejtori i doganave shqiptare Adrian Maçi proteston për arrestimin e doganierve të tij, duke akuzuar policinë Kuksiane për marrje peng të tyre, ndërkohë që vazhdojnë getimet e skandalit me abuzimet prej një million dollarëve në doganën e Kakavijës.

Po dje në darkë në Kukës pas një shkëmbimi zjarri ka mbetur i vdekur 23 vjeçari Bilbil Shehu person i kërkuar nga policia. Vetëm pak orë më vonë policia kuksiane ka arrestuar 58-vjeçarin Osman Dauti pasi ka plagosur me thikë një person që ndodhet në spital në gjendje të rëndë./tvklanal

Gazetare – Eduart Frangaj






Të ngjashme