Trump nuk merr përgjegjësi për “këshillat” e tij mjekësore
“Nuk e kuptoj pse”. Kështu është shprehur Presidenti amerikan Donald Trump pasi u pyet nga gazetarët rreth rritjes së numrit të personave që përdorin dezinfektantë në mënyrë të papërshtatshme pas “këshillave mjekësore” që dha vetë.
Kreu i shtetit amerikan deklaroi disa ditë më parë se duhet gjetur një mënyrë që dezinfektanët të përdoren për të luftuar sëmundjen brenda trupit të njeriut. Këto “këshilla” nga Trump siç duket janë dëgjuar nga shumë njerëz të cilët kanë filluar t’i përdorin në mënyrë masive.
Trump u pyet nga gazetarët nëse do të marrë përgjegjësinë për rritjen e numrave, pyetje që mori një përgjigje të shkurtër dhe negative: Jo.
Pas deklaratës së bërë gjatë një konference për mediat të enjten e kaluar, Trump tha se komentet e tij ishin “sarkastike”.
Maryland raportoi të dielën se ishin me qindra telefonatat e njerëzve që merrnin shërbimet e emergjencës pasi kishin injektuar dezinfektantë për të luftuar koronavirusin./tvklan.al