Gjyqi i 14 Shtatorit (25 Gusht 1999)


Gjyqi i 14 Shtatorit (25 Gusht 1999)

11:21 25/08/1999

Avokatët e 10 të pandehurve nga grupi i dytë i çeshtjes së grushtit të shtetit dështojnë sot në tentativën për gjykim në gjendje të lirë të klientëve të tyre nga Gjykata e Tiranës. Pas seancës së djeshme për grupin e parë të akuzuarve, sot në Gjykatën e Faktit ka vazhduar procesi për dhjetë të pandehurit ku 5 prej tyre gjykohen në gjendje të lirë.

Avokatët e 5 të pandehurve që janë të arrestuar kanë kërkuar gjykimin e tyre në gjendje të lirë pasi është mbushur periudha që nga fillimi i gjykimit. Kjo kërkesë është hedhur poshtë nga prokurorët e çeshtjes Bandilli dhe Hysi. Trupi gjykues i kryesuar nga Genc Sinani ka vendosur të revokojë këtë kërkesë të avokatëve pasi sipas kodit të procedurës penale diçka e tillë mund të bëhet vetëm nëse kalojë 6 muaj.

Seanca e sotme ka vazhduar me hedhje poshtë kërkesash kur është kërkuar nga avokatët sjellja në cilësinë e dëshmitarit të Presidentit Rexhep Mejdani dhe e Shefit të SHIK-ut Fatos Klosi. Po ashtu gjyqtarët nuk kanë kërkuar këtë rradhë një kërkesë të Prokurorëve për zhvillimin e përditshëm të seancave gjyqësore. Kjo për shkak të kompleksitetit të çeshtjes dhe numrit të madh të dëshmitarëve.

Sipas listave që disponon Prokuroria në cilësinë e dëshmitarit janë thirrut 485 vetë me numrin e të cilëve është e kënaqur dhe pala tjetër. Seanca e ardhshme do të zhvillohet të Hënën ku do të dëshmojnë Këshilltarët e Presidentit të Republikës Preç Zogaj, Sotiraq Kroni dhe Mentor Nazarko./tvklan.al






Të ngjashme