Partia Republikane dhe kërkesat e saj (28 Gusht 1999)


Partia Republikane dhe kërkesat e saj (28 Gusht 1999)

11:40 28/08/1999

Domosdoshmëri për të garantuar jetën e qytetarëve dhe ndëshkuar kriminelët është zbatimi i dënimit me vdekje. Ky është propozimi i parë i Partisë Republikane në platformën antikrim dalë nga kjo parti. Për vendosjen e rendit publik në luftë kundër krimeve ordinere, si rezultat i autoritetit të shtetit, Partia Republikane proozon: Pastrimin e policisë nga ngarkesa penale si dhe të vendoset mbi bazën e rregullave ligjore përzgjedhja e trupave shoqëruesve të qeveritarëve. Krijimi i një xhandarmërie shqiptare kalimi si një pjesë e buxhetit për ushtrinë në favor të rendit publik.

Sipas republikanëve krimi i organizuar që po mbyt gjithmonë e më shumë shoqërinë shqiptare ka autoritet mbi shtetin. Ndaj për të luftuar këtë formë të krimit duhet hartimi i një programi i cili të konsistojë në koperim institucional. Fuqizimi institucional dhe kulturor i organeve të ndjekjes penle sipas republikanëve do të bëhet nëpërmjet kompjuterizimit të të dhënave, të përgjimit metodik të rrjeteve kriminale.

Bashkëpunim kombëtar dypalësh, shumëpalësh dhe rajonal. Krijimi i një qendre koordinimi dhe ngritje e një prokurorie kombëtare antimafia dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda. Një komision i veçantë parlamentar për republikanët mund të investigojë këto figura krimi. Partia Republikane fton për debat dhe për rënien në konsensus në hartimin e një platforme të tillë, të gjitha partitë politike dhe veç zbatimi i saj do të sjellë vendosjen e rendit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme