Nis ndërtimi i kompleksit sportiv në fushën e Institutit të Fiskulturës (28 Gusht 1999)
Instituti i Kulturës Fizike dhe Bashkia e Tiranës për herë të parë në një bashkëpunim për ndërtime të reja private në funksion të atyre ekzistuese. Drejtori i Bashkisë i ka lejuar një firme që të ndërtojë mbi truallin privat një palestër private dykatëshe dhe dy kulla gjashtë katëshe me shërbim hotelerie për sportistët.
Sipas specialistëve të sportit ky ndërtim do ta bëjë më funksional kompleksin sportiv ekzistues. Kjo nismë është mbështetur dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që ka në varësi Institutin “Vojo Kushi”, drejtues të institucionit të vetëm për arsimin e lartë sportiv. Miratimi është dhënë dhe nga Ministria e Kulturës nëpërmjet firmës së të mirënjohurit sportiv Kreshnik Tartarit.
Të gjitha këto institucione të rëndësishme e kanë mbështetur njëzëri atë që ato vetë e kanë quajtur përkrahje në ndërtimet e ambienteve sportive dhe argëtuese. E veçanta e kompleksit të ri sipas KRT-së qëndron në faktin se ajo pjesë që është prekur nga ndërtimi privat do të rikontruktohet dhe përshtatet me shpenzimet e vetë firmës ndërtuese duke ruajtur harmoninë e këtij kompleksi./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti