Mbledhja e Ambasadorëve në Tiranë – (26 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Diplomatët shqiptarë të të gjitha ambasadave, përfaqësive, konsullatave të ndryshme të botës nesër në Tiranë. Zhvillimet aktuale në rajon, integrimi i Shqipërisë në strukturat ndërkombëtare do të jenë çështjet në qendër të mbledhjes tre ditore që do të nis nesër në Ministrinë e Jashtme.
Pjesmarrëse në këtë takim 40 përfaqësi diplomatike dhe konsullata, 29 ambasada, 7 misione dhe 4 konsullata do të paraqesin veprimtarinë e tyre një vjeçare. Gjithashtu e ardhmja e Kosovës dhe zhvillimet në kuadrin e Paktit të Stabilitetit do të jenë drejtimet kryesore të orjentimit të punës së tyre në vazhdim.
Është përcaktuar tashmë në axhendën e takimit analiza e ministrit të Jashtëm Paskal Milo, si dhe një paraqitje e zhvillimit të fundit në rajon nga zv/ministri Pëllumb Xhufi. Çështjet teknike për secilën ambasadë, përfaqësi apo konsullatë do të diskutohen gjithashtu në këtë takim të parë të këtij lloji të diplomacisë shqiptare./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego