Gjenerali Reith lë Shqipërinë – (27 Gusht 1999)


Gjenerali Reith lë Shqipërinë – (27 Gusht 1999)

09:21 27/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Presidenti Mejdani dhe kryeministri Majko kanë zhvilluar sot takimet e lamtumirës me komandantin e trupave të Natos në Shqipëri gjeneralin Xhon Reith. Misioni juaj në Shqipëri ishte i shkëlqyer ndërsa ndihma e trupave që ju komanduat ishte më tepër se e çmuar. Ka qenë ky vlerësimi i krerëve më të lartë të shtetit Shqiptar në prag të përfundimit të misionit të AFOR-it në vendin tonë, mision ky që do të pasohet nga AFOR 2.

Ndërsa në takimin me presidentin Mejdani gjenerali Reith ka folur për projektet në të cilat Nato ka punuar dhe po punon në Shqipëri. Gjenerali Reith ka prezantuar gjithashtu edhe zëvendësin e tij gjeneralin Italian Frizone.

Kryeministri Majko dhe presidenti Mejdani kanë ftuar gjeneralin Reith të vizitoj sërisht Shqipërinë kësaj here me statusin e merituar të një miku duke e cilësuar atë si pjesë të familjes shqiptare./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme