Të qarët ju ndihmon për të përballuar izolimin
Shumë persona mund të mos jenë duke e përballuar si duhet pandeminë dhe izolimin dhe shpeshherë mund ta gjejnë veten duke qarë.
Por sipas një studimi, e qara nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, pasi mund t’ju ndihmojnë të përballoni situatën.
Të qarat në fakt mund të jenë jashtëzakonisht të dobishme për shëndetin tonë mendor dhe mirëqenien e përgjithshme.
Ekspertët thonë se lejimi i vetes për të qarë kur ndiejmë nevojën, mund të jetë një mekanizëm vërtet i efektshëm.
Specialisti i shëndetit, Kirsty Lilley thotë se të qarat mund të kenë një efekt unik në shërimin e emocioneve.
“Pra, nëse e gjeni veten duke u mërzitur gjatë kësaj kohe, mos harroni se kjo është plotësisht normale. Për më tepër, të qarat shpesh mund të jetë një lehtësues i dobishëm për stresin”.
Lotët kanë një cilësi natyrale qetësuese, kështu që ato mund të jenë të dobishme në uljen e emocioneve, kur ndiheni të mbingarkuar.
Si mund të ndihmojë të qarët në kohë krize?
Studimet kanë zbuluar se e qara mund të ketë një efekt të drejtpërdrejtë qetësues tek njerëzit.
Studimi zbuloi se e qara aktivizon sistemin nervor parasimpatik dhe çliron oksitocinën dhe endorfinat, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e dhimbjes dhe promovimin e ndjenjave pozitive të mirëqenies.
Prandaj, nëse keni nevojë për të qarë, dijeni që ta lejoni veten të veproni kështu është një gjë e mirë për shëndetin tuaj.
Por nëse qani gjatë gjithë kohës, nëse është plotësisht e pakontrollueshme, ose ndjeheni të dëshpëruar ose të pavlefshëm shumicën e kohës, mund t’ju duhet një mbështetje profesionale.
Sepse këto mund të jenë shenja depresioni dhe duhet ti diskutoni simptomat me mjekun tuaj. /tvklan.al