Porti i Durrësit, Trupat Komando – (27 Gusht 1999)


Porti i Durrësit, Trupat Komando – (27 Gusht 1999)

09:49 27/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Përsa kohë komando nuk do të lejohen të marrin pjesë në të gjitha praktikat e kontrollit të mallrave dhe pasagjerëve në portin e Durrësit nuk kanë për tu kapur asnjëherë peshqit e mëdhenj të korrupsionit dhe kontrabandës. Kjo ka qenë dhe është kërkesa kryesore drejtuesave të trupave elitë të ushtrisë shqiptare, të cilët që prej një muaji kanë marrë nën kontroll të plotë të gjitha ambjentet e portit më të madh të vendit pas një urdhëri të kryeministrit Majko.

Duke vepruar brenda një kuadri ligjor të përcaktuar dhe të kufizuar nga legjislacioni shqiptar këto trupa ushtrojnë një kontroll të rrept në të gjitha hyrjet dhe daljet e portit. Në takimin që kryeministri Majko zhvilloj para disa ditëve me drejtuesit kryesor të repartit Komando, ai është shprehur për një liri veprimi më të madhe të këtyre trupave për të ndërhyrë në të gjithë hapësirën e portit ku ata kostatojnë shkelje.

Komandot që tashmë janë bërë një barrikadë e vështirë për tu kaluar kërkojnë që përfaqësuesit e tyre të marrin pjesë në të gjitha veprimet proceduriale duke nisur që nga grupet e praktikës dhe deri tek ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave. Pas vendosjes së specialeve të ushtrisë gjendja ka ndryshuar për mirë në port, ku ajo që bie më shumë në sy është kufizimi në maksimum i kontrabandës së karburanteve. Nëse hapësirat ligjore të këtyre komandove përcaktohen më qartë dhe do të zgjerohen më tej në rrjet do të mesin edhe peshqit e mëdhej./tvklan.al






Të ngjashme