63-vjeçari plagos me thikë bashkëjetuesen
Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Elbasan për dhunë në familje.
Uniformat blu njoftuan 63-vjeçari B.K. u arrestua pasi plagosi bashkëjetuesen me thikë.
Fatmirësisht, gruaja ka pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe është larguar në banesë pasi ka marrë ndihmë mjekësore.
Në pranga ra edhe një 27-vjeçar me iniciale H.H. I riu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
“Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al