Sport, Kampionati Shqiptar i Futbollit – (1 Tetor 1999)


Sport, Kampionati Shqiptar i Futbollit – (1 Tetor 1999)

11:25 01/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

19 gola në pesë takimet e zhvilluara për javën e tretë të kampionatit kombëtar të futbollit për kategorinë e parë. Nëntë prej tyre janë shënuar në Ballsh në takimin Bylis – Flamurtari. Fitore e thellë e Bylisit 6-3 ndaj Flamurtarit të Vlorës. Partizani shënon fitoren e parë ndaj Apolonisë 3-1. Tomorri fiton përsëri në fushën e tij, këtë radhë me Elbasanin 2-0.

Në barazim 1-1 dy takimet e tjera Shkumbini – Lushnja dhe Skënderbeu – Dinamo. Takimi Teuta – Shqiponja dhe Vllaznia – Tirana do të zhvillohen nesër. Renditja jo e plotë pas javës së tretë është kjo: në krye Tomorri me 7 pikë, Bylis 5, Shqiponja, Tirana, Vllaznia 4 pikë. Lushnja, Skënderbeu 4 pikë, Teuta, Shkumbini, Elbasani 3 pikë, Dinamo 2, Flamurtari dhe Apolonia 1 pikë./tvklan.al






Të ngjashme