Ushtarakët britanike homazhe tek varrezat e ushtarëve të Luftës së Dytë Botërore (30 Gusht 1999)


Ushtarakët britanike homazhe tek varrezat e ushtarëve të Luftës së Dytë Botërore (30 Gusht 1999)

11:50 30/08/1999

Ushtarakët britanikë nderojnë paraardhësit e tyre të Luftës së Dytë Botërore. Sot në mesditë kontigjenti i trupave angleze që ndodhen në vendin tonë në kuadër të AFOR-it kanë zhvilluar homazhe në varrin e ushtarakëve britanikë që ndodhen në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë. Ky nderim bëhet me rastin e përfundimit të misionit të tyre në Shqipëri dhe largimin për ti lënë vendin trupave anëtarë të NATO-s në kuadrin e misionit të ri AFOR 2 në Shqipëri.

Ushtarakët britanikë kanë nderuar bashkëkombasit e tyre që dhanë jetën në Shqipëri në kuadër të pjesëmarrjes së tyre në grupin e vendeve aleate kundër nazi fashizmit. Gjatë kësaj kohe ata kanë rikonstruktuar edhe varrezën që është ngritur pak vite më parë nga Shqipëria në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Tiranë. Në ceremoni ka marre pjesë, e veçantë në llojin e vet komandanti i trupave të AFOR 1, gjenerali Reith, komandanti i trupave të AFOR 2, gjenerali Frizone dhe Ambasadori Britanik në Shqipëri.

Sipas ushtarakëve anglezë, ky ceremonial është një traditë e hershme e vjetër po aq sa ushtria e fuqisë së madhe. Trupat e viktimave ndër ushtarët britanikë gjatë luftërave në shekuj nëpër botë asnjëherë nuk janë marrë me vete./tvklan.al






Të ngjashme