Ndërron jetë aktori i njohur indian
Aktori i Bollywood, Irrfan Khan ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare nga një sëmundje e rrallë. Filmat e suksesshëm “Slumdog Millionaire” dhe “Jurassic Ëorld” bënë që ai të njihej në të gjithë botën, mdërsa në Indi Khan konsiderohej si një ndër aktorët më të mirë.
Në vitin 2018, Irrfan Khan rrëfeu se kishte tumor neuroendokrin. Më pas aktori u shtrua në një spital në Londër, ku u trajtua për këtë sëmundje të rrallë, e cila prek qelizat që lëshojnë hormone në sistemin e qarkullimit të gjakut.
Artistët dhe politikanët e Bollywood shprehën vlerësimin e tyre për aktorin e mirënjohur në rrjete sociale. Kryeministri Narendra Modi tha se vdekja e Irrfan Khan është një humbje e madhe për botën e kinematografisë dhe teatrit”.
Në vitin 2013 aktori fitoi në Çmimet Kombëtare të Filmit në Indi me rolin e tij në fimin “Paan Singh Tomar”. Irrfan Khan mori pjesë edhe në filmat “Lunchbox”, “Piku”, “Hindi Medium” dhe “Angrezi Medium”. Khan u bë i njohur për publikun ndërkombëtar me pjesëmarrjen tij në filim “The Ëarrior”. Suksesi i tij si aktor gjatë këtyre dy dekadave bëri që Irrfan Khan të xhironte 5 deri në 6 filma në vit.
Dy muaj pasi tregoi publikisht sëmundjen e tij, aktori shkruajti një letër të hapur për eksperiencën e tij gjatë trajtimit të kancerit, ku rrëfente dhimbjen dhe pasigurinë e tij./tvklan.al