Kapja e vrasësve në Gjirokastër (31 Gusht 1999)


Kapja e vrasësve në Gjirokastër (31 Gusht 1999)

14:47 31/08/1999

Zbardhen sot nga Policia emrat e 6 personave të arrestuar mbrëmë vonë në Gjirokastër të akuzuar për vrasjen e lazaratasve. Ata janë Mikel Ymeri 23 vjeç , Alfred Çela 31 vjeç, Gjergj Edralo 22 vjeç, Krenar Brahimi 32 vjeç, Ardian Brahimi 25 vjeç dhe Sokol Brahimi 29 vjeç. Ndaj tyre rëndon akuza e vrasjes në bashkëpunim të dy shtetasve Shefqet Boçi dhe Lazerim Aliko si dhe kanë plagosur Nezir Alikon në vendin e quajtur postblloku në lagjen “Punëtori”. Ngjarja ka ndodhur në muajin Maj të këtij viti dhe shërbeu për fillimin e një revolte në fshatin e Lazaratit, banorë të cilit ishin dy viktimat dhe i plagosuri.

Si pasojë u bllokua për disa ditë rruga nacionale në segmentin Gjirokastër – Kakavijë që lidh Shqipërinë me Greqinë. Kërkesa e tyre e vetme ishte kapja sa më parë e autorëve të ngjarjes tragjike. Sipas burimeve të Policisë gjatë kontrollit të banesave të akuzuarve u bllokuan 3 automatikë, një sharts, një shotgan, një çifte dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh. Megjithatë tashmë i takon drejtësisë që të zbardhë përfundimisht motivet dhe të dënojnë shkaktarët e kësaj ngjarje të rëndë që goditi Gjirokastrën./tvklan.al






Të ngjashme