Shpëtim Roqi, intervistë ( 3 Tetor 1999)


Shpëtim Roqi, intervistë ( 3 Tetor 1999)

15:21 03/10/1999

Intervistë me politikanin Shpëtim Rroqi.

Shpëtim Roqi: Vetë zoti Pollo nuk ishte i qartë në idenë e tij të unifikimit. E para sepse nuk mund të ketë një unifikim mund të ketë bashkëpunim të opozitës. Ndërsa rizgjedhja e zotit Berisha unë mendoj se hap shumë probleme. Ne kemi pasur shumë gjëra që na ndanin dhe nuk pajtohem me disa metoda të cilat janë ndjekur në atë parti.

Gazetari: Me konkretisht?

Shpëtim Roqi: Më konkretisht. Që të ketë bashkëpunim të opozitës duhet një alternativë e qartë dhe alternativat nuk janë personat, por janë rrugët për të ndërtuar shtetin dhe për të përmirësuar gjendjen skandaloze që jeton Shqipëria dhe shqiptarët.

Gazetari: Vetëm për çeshtjen e pronës, apo cilat janë çeshtjet konkrete që mund t’ju unifikonin?

Shpëtim Roqi: Janë shumë çeshtje konkrete, prona është
bërë si … është një nga problemet. Shqipëria ka shumë probleme dhe një prej këtyre problemeve është ajo që shqiptarët ende nuk duan të respektojnë institucionet dhe kjo nxitet nga një politikë agresive dhe që gjeneron çdo ditë konflikt./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme