Presidenti Meidani, përurohet Gjykata e Apelit – (1 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Infrastruktura e drejtësisë shqiptare e rehabilituar dhe e përshtatur me standartet europiane. Sot paradite në prani edhe të Presidentit të Republikës Rexhep Mejdani është përuruar godina e re e Gjykatës së Apelit. Ky investim që kap vlerën e 600 mijë euro është mundësuar nga fondet e dhëna nga Këshilli i Europës dhe programi FAR, për sistemin e drejtësisë shqiptare.
Në fjalën e tij Presidenti Mejdani ka theksuar se drejtësia duhet të japë vendime të besueshme që të mos ketë kontestime nga opinion. Sipas këtij programi nën kujdesin e Ministrisë së Drejtësisë janë rehabilituar plotësisht dhe pajisur me mjetet e domosdoshme gjykatat e Elbasanit, Korçës, Vlorës, Durrësit, Gjirokastrës dhe ajo e Apelit në Tiranë, më një investim të përgjithshëm rreth tre million euro.
Ndërkohë që sipas këtij programi janë vënë në dispozicion për ndërtimin e Gjykatës së re të Faktit të kryeqytetit 3.2 milion euro dhe për burgun e Lezhës 700 mijë të tjera. Gjithashtu Presidenti Mejdani ka marrë pjesë në një ceremoni në shkollën e lartë të magjiraturës. Sot atë e kanë përfunduar për herë të parë rreth 30 gjyqtar të rinj të cilët janë shpërndarë me detyra nëpër rrethe.
Po ashtu nën kujdesin e Këshillit të Europës, do të filloj një kurs trajnues me 24 gjyqtar e prokuror për rritjen e aftësisë së tyre profesionale. Në këtë ceremoni presidenti Mejdani ka theksuar rolin e kësaj shkolle për të përgatitur profesionist për të rritur besimin e popullit tek sistemi gjyqësor./tvklan.al