Gjyqi i Murati do Brazil, dëshmojn doganierët – (2 Tetor 1999)


Gjyqi i Murati do Brazil, dëshmojn doganierët – (2 Tetor 1999)

08:59 02/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Hetimi gjyqësor për Dosjen Murati do Brazil hyn në fazen finale. Sot është zhvilluar seanca e radhës në Gjykatën e Faktit të Tiranës për grupin e të pandehurve të cilët akuzohen për kontrabandë dhe shmangie të detyrimeve doganore në dëm të buxhetit të shtetit me vlerë rreth 500 mijë dollarë.

Në seancën e sotme gjyqësore kanë dëshmuar 6 të pandehur mes të cilëve dhe punonjësit e Doganës së Tiranës, Astrit Fejzo dhe Vladimir Molla. Ata kanë dëshmuar për maunet që do të dërgoheshin në doganën e Bllatës. Në këtë doganë do të bëhej kalimi fiktiv për në shtetin fqinj ndërkohë që malli i ngarkuar pastaj do të shitej në tregun shqiptar.

Sipas dëshmive të të pandehurve, për këtë procedure kishin dijeni dhe eprorët e tyre të Doganës së Tiranës, ndërkohë që firmat e vëna në dokumentet shoqëruese të mallit rezultonin të ishin të falsifikuara të tre të pandehurve të tjerë. Pritet që në seancën e ardhshme prokurori i çështjes të kërkoj masën e dënimit për të pandehurit e kësaj dosje./tvklan.al






Të ngjashme