Lajme nga sporti në vend, futboll, basketboll ( 3 Tetor 1999)


Lajme nga sporti në vend, futboll, basketboll ( 3 Tetor 1999)

11:24 03/10/1999

Me dy takimet e zhvilluara sot është mbyllur java e tretë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për kategorinë e parë. Kampionet e Sportklub Tiranës kanë fituar në Shkodër ndaj Vllaznisë 2-0 me gola të shënuar në pjesë të parë nga Rizvanolli e Prenga duke u ngjitur në krye të renditjes pas javës së tretë. Ngjit shkallët e fitores edhe Teuta e Durrësit pas fitores në Durrës sot ndaj Shqiponjës 1-0.

Rezultatet e javës së tretë janë këto : Shkumbini-Lushnnja 1-1, autorë të golave Gjonaj dhe Bano. Partizani-Apolonia 3-1, Tomorri -Elbasani 3-0, Lako dhe Arbaj autorë të golave për ekipin e Tomorrit. Skënderbe-Dinamo 1-1 Xhafaj do të shënojë për Dinamon në minutën e 10-të dhe Qose do të barazojë në minutën e 22-të. Bylis-Flamurtari rezultati më i thellë 6-3 për ekipin e Bylisit. Renditja pas javës së tretë; Tirana në krye me 7 pikë sëbashku me Tomorrin, Teuta në vendin e tretë me 6 pikë, Bylis 5 pikë, Shqiponja, Vllaznia, Lushnja dhe Skënderbeu me 4 pikë. Shkumbini dhe Elbasani me 3 pikë, Dinamo me 2 pikë dhe mbyllin renditjen Flamurtari dhe Apollonia me 1 pikë.

Ka nisur Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Meshkuj e Femra. Skuadrat janë ndarë në dy grupe në ndryshim nga sezoni i kaluar. Në grupin e parë bëjnë pjesë 6 skuadrat e para të grupit të kaluar të cilat do ti zhvillojnë ndeshjet me sistem vajtje ardhje. Në takimet e para bie në sy fitoret e Studentit jashtë fushës së saj në Elbasan si për meshkuj ashtu dhe për femra. Dinamo arrin të fitojë ndaj kampionëve të Tiranës në Tiranë. Rezultatet e ditës së parë janë këto: Tirana- Flamurtari 78-67, Elbasani-Studenti 68-72 dhe takimi Skënderbeu-Partizani do të luhet të mërkurën. Për meshkuj Tirana-Dinamo 58-70, Vllaznia- Partizani 83-75 dhe Elbasani- Studenti 68-84./tvklan.al






Të ngjashme