Aksident i rëndë në Greqi ( 4 Tetor 1999)


Aksident i rëndë në Greqi ( 4 Tetor 1999)

13:09 04/10/1999

Pas goditjes së tërmetit vendin Helen sot e ka tronditur një tragjedi automobilistike. 7 veta u vranë dhe 28 të tjerë u plagosen, disa prej të cilëve rëndë, ku një autobus dykatësh u përplas në një luginë në Greqinë Veriore sot në mëngjes. Shumë nga viktimat ishin tifoze të klubit të futbollit Paoksaliniki dhe u plagosën kur po ktheheshin në shtëpi nga loja e të dielës në Athinë. Nuk konfirmohet nëse mes tyre ka shqiptarë.

Aksidenti ndodhi në një rrugë 490 kilomentra në veri të kryeqytetit kur autobusi ndërroi drejtimin për arsye të panjohura u përplas me një mikrobus të vogël dhe u fut në një luginë 8 metra të thellë./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme