Paskal Milo takim me Ambasadorët e BE-së ( 4 Tetor 1999)


Paskal Milo takim me Ambasadorët e BE-së ( 4 Tetor 1999)

13:16 04/10/1999

Shqipëria e sigurt për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kryediplomati Paskal Milo ka mbledhur sot Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian të vendosur në Tiranë, për të kërkuar mbështetje politike për nënshkrimin e marrëveshjes së Asocimit me Europën e Bashkuar.

Më 28 Tetor në Helsinki do të jetë një nga etapat e fundit që do të realizojë diplomacia shqiptare për anëtarësimin në BE. E vetmja pengesë objektive që ka penguar këtë proces ishte krijimi i Komisionit të ri Europian me në krye Romano Prodin. Vendeve të BE-së i është kërkuar gjithashtu mbështetje në Bari për financimin e projekteve shqiptare në kuadër të Paktit të Stabilitetit.

Përsa i përket anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë, Milo ka kërkuar nga Franca dhe vendet e tjera europiane të mirëkuptojnë kërkesën shqiptare. Anëtarësimi i plotë në Organizatën Botërore të Tregtisë pritet në muajt e ardhshëm./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme